Prishtina mendon për Mujën, por ai nuk lëvizë nga Rahoveci

Foto: Shqipron Berisha

Prishtinë ditë më parë shkarkoi trajnerin turk të famshëm Ekrem Memnun pas vetëm një ndeshje, për atë që u tha se janë arsye personale të këtij trajneri.

Humbja nga Peja në momentet dramatike duket se shkaktoi tërmet te skuadra kryeqytetase, e cila po kërkon të mobilizohet për ndeshjen e radhës ndaj Yllit në Suharekë.

640x74

Dhe pikërisht, sipas burimeve të portalit zyrtarë të Prishtinës po mendojnë për zëvëndësimin e Memnunit, teksa përkohësisht po thuhet se ekipin do ta drejtojnë Rashica dhe Bilge.

Dhe një prej emrave që është menduar nga zyrtarët e klubit është trajneri aktual i Rahovecit, Muhamed Thaçi, i cili arriti fitoren e parë në Superligë në një ndeshje derbi ndaj Yllit kampion të Adis Beciragic me buxhet trefish me të vogël se Ylli dhe Prishtina.

Të gjitha këto kanë rritur besimin në udhëheqësinë e Prishtinës se Muja mund të jetë njeriu ideal për t’i sjellë sukses klubit kryeqytetas, marrë parasysh edhe skuadrën e ndërtuar mbi lojtarë vendor, shumica e të cilëve janë lojtarë që janë rritur nga vet Muja e janë në menaxhim të tij.

Por, përkundër se është pistë e nxehtë, Rahoveci24 ka pyetur strategun nëse është kontaktuar nga Prishtina, gjë të cilën ai as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar, por thjeshtë ka thënë se është i kënaqur në Rahovec ku është falënderues për pritjen e jashtëzakonshmë dhe se fokusi është për të korë sukses në ndeshjen e radhës.

Rreth Prishtinës, portali do ta pyes trajnerin edhe në intervistën e rregullt para ndeshjes, ani pse e gjithë vëmendja e spektrit basketbolldashës është të dielën në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, por duket se Muja është i fokusuar 100% te Rahoveci dhe pavarësisht ndonjë oferte nuk pritet të lëvizë nga “Mizahir Isma”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.