Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, bëri premtimin më të madh në histori të zgjedhejve për komunën e Rahovecit – kyçjen direkte në autostradën e kombit.
Rahoveci24 raportoi ditë më parë për këtë premtim që nuk do të mbetet i tillë nëse Hamza bëhet kryeministër.
Puna pritet të fillojë me të marrë mandatin e kryeministrit dhe do të ndahen 120 deri 150 milionë euro për të ndërtuar urat që do të shkurtojnë rrugën drejt daljes së Rahovecit në rrugën e kombit.
Një rrugë me katër korsi që do të shkurtojë maksimalisht kohën e arritjes në Rahovec dhe shkuarjes në Prishtinë.
Me këtë ide të Bedri Hamzës merr fund izolimi shumëvjeçar i Rahovecit dhe nxitet zhvillimi ekonomik, hap që do të mirëpritet shumë nga bizneset e Rahovecit dhe personat që do të zhvillojnë agroturizmin, pasi agroturizmi është karta e zhvillimit të të ardhmes në Rahovec.
/Rahoveci24/


