Burim Krasniqi nga LDK ka adresuar kritika pas prishjes së gypit Fi 300 nga kompania Famis Co e cila po ndërton sheshin e komunës së Rahovecit.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Ky është realiteti e mungesës të aftësisë për punë të mira, apo thënë më drejtë, mungesa totale e planifikimit.
Me fillimin e projetit të ” Sheshit Qendror të Qytetit” dalim probleme, si:
- Dy prona private në mes të hapsirës për shesh, mbi një muaj pas fillimit të punimeve vjen kërkesa në Asamble Komunale për shkëmbim të këtyre pronave, sigurisht ky problem i ka dalë komunës “befasisht”
- Ende pa kryer 1% të punimeve kemi dëmtim të gypit kryesor të ujit të pijes (fi 300) ku u ndërpritet uji i pijes 70% të qytetit të Rahovecit dhe fshatit Brestoc, sigurisht edhe kjo u ka dalur edhe më “befasisht” kur dihet se gypi është nën dhe.
Por shtrohen edhe pyetje tjera të problemeve të “Befasishme” rreth ndërtimit të sheshit, si:
1.Sa kohë do mbetet qyteti i Rahovecit pa tregun javorë,
- Sa kohë do mbetet KF ” Rahoveci” pa stadion,
- Sa kohë do të kenë problem qytetaret me parkingje, kur dihet që edhe hapsira te palestra është zvogëluar nga hudhja e zhavorit,
A do ta ketë edhe sheshi fatin e njëjtë sikur të rrugës “Rahovec-Xërxe”, e cila dëshmon më së miri se sa e mbrapsht është kjo QEVERISJA KOMUNALE.
Apo siç shkurjan vargjet:
” Ku e lam e ku na mbeti
Vaj Vatani e mjerë mileti”