Prezantohet vizuali kryesor i HardhFest 2016, ja domethënia e tij (Foto)

HardhFest 2016 ka prezantuar vizualin kryesor të edicionit jubilar të 15-të, i cili vjen ndryshe si kurrë më parë.

Duke u nisur nga slogani i sivjetshëm “PËR KOKËRR T’QEFIT” vizuali këtë herë është konceptuar që të jetë diçka më argëtues (trip – fun).

Është ilustruar një kalavesh rrushi ku në kokrrat e kalaveshit shihet që secila kokërr e rrushit është në disponim ‘sipas qefit te vet’ që lidhet direkt me sloganin Për Kokërr t’Qefit.

Turleja (nxjerrësja e tapave) simbolizon hapjen e festivalit për këtë vit dhe gota e vjetër e verës poshtë kalaveshit simbolizon traditën (vjetërsin) e qytetit të Rahovecit sa i përket kultivimit të rrushit.

Concept/Design © Agi Haxhimurati
Departamenti i Kreativës në HardhFest

per kokerr tqefit

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.