KF Rahoveci është mposhtur pas një ndeshje të madhe në udhëtim te Trepça 89 në Mitrovicë me rezutlat 2-0.
Të dy golat erdhën në minutën e 91 dhe 95, pas presioneve të mëdha ndaj referimit nga zyrtarët e klubit vendas, siç shihet në foto.
Erdhën golat pas një ndeshje të madhe të luajtur nga djemt tanë.
Në pjesën e parë Rahovecit ju anulua një gol në mënyrë padrejtë për shkak të ofsajdit, edhe pse goli ishte i rregullt.
Po ashtu, në pjesën e parë Rahoveci qëlloi edhe shtyllën.
Në pjesën e dytë të takimit Rahoveci pati paraqitje madheshtore sidomos në mbrojtje.
Nga presioni i lartë i referimit në minutën e 85-të akordohet penalti për vendasit.
Këtë penalti e ka mbrojtur në mënyra madhështore Besnik Sheu, për atë që u duk një barazim i sigurtë për skuadrën tonë.
Megjithatë, presioni i hatashëm nga ekipi vendas ndaj referimit bëri që Trepça 89 në minutën e 91- të të shënojë e më pas edhe në minutën e 95-të.
KF Rahoveci duhet të përgëzohët për këtë ndeshje, kurse FFK-ja duhet të marrë masa ndaj referimit, në të kundërtën publiku rahovecian nuk do të tolerojë këto padrejtësi në ndeshjet e Rahovecit si vendas ku klubi jonë me këto paraqitje definitivisht se do të arrijë rezultate pozitive. /Rahoveci24/