Presidenti Thaçi vizitoi përmendoret serbe, harroi Elvis Pistën dhe dëshmorët e kombit! (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po ndjek një politikë të çuditshme, që ai po mundohet të arsyetojë me mutli etnicitetin e Kosovës dhe mbi vlerat morale të njerëzimit.

Ai ditë më parë vizitoi përmendoret e serbëve të vrarë dhe të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Ky veprim u përshëndet nga Bashkëshia ndërkombëtare dhe nga serbët, por jo edhe nga qytetarët e Rahovecit.

Shuëm qytetarë kanë shprehur indinjatën e tyre në një postim të një mediumi tjetër lokal për këtë temë, duke thënë se ky është turpi dhe shpërblimi për popullatën pse kanë votuar për PDK-në.

Në komente është përfshirë edhe motra e një prej figurave më të ndritura të Rahovecit në shekullin 21, Elvis Pistës, e cila ka shkruar se “Thaçit nuk i kanë ecur këmbët deri te varri i Elvis Pistës”.

Thaçi nuk vizitoi varrezat e dëshmorëve po ashtu, por as atë të Elvis Pistës, njeriut që bashkë me shtabin e tij zgjedhor ia siguruan rekord rreth 10 mijë vota PDK-së në Rahovec dhe vendin e parë në listë Thaçit si më i votuar.

Ai u vra një javë pas zgjedhjeve dhe nga Thaçi munguan deklaratat dhe kërkesat për zbardhjen e rastit, madje ai as nuk vizitoi familjen Pista. /Rahoveci24/

beatisa

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.