Presidenti i zgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon vizitat e tij nëpër qytetet e Kosovës. Kësaj radhe ai ka vizituar qytetin e Rahovecit.
“Kënaqësi të jesh në Rahovec, në qytetin e qëndresës, heroizmit dhe punës. Vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Tonit dhe Micit. Takova vreshtarë, mësues, mjekë e studentë”, shkruan Thaçi në Facebook.
Sipas tij, njerëzit atje janë plot shpresë dhe besim për Kosovën e re, të zhvilluar dhe pjesë e familjes euro-atlantike.
“Më pritën edhe prijësit shpirtëror të komunitetit të teqeve të Sheh Besimit dhe sheh Mehdiut”, përfundoi ai./lajmi.net