Presidenti Thaçi kundër bllokimit të serbëve: Jeni kundër shtetit l

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë kundër bllokimit të rrugēve nga banorët e Rahovecit.

Banorët e Rahovecit kanë dalë kundër bartjes në mënyrë të organizuar të serbëve për fushatën zgjedhore të Vucicit në Leposaviv dhe kështu bllokuan rrugën dhe nuk lejuan lëvizjen e autobusit politik serb.

Thaçi ka dalë kundër këtij veprimi me një postim në Facebook.

Postimi i Thaçit:

Bllokimi i rrugëve brenda në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë.

Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime.

Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë.

Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar. HTH

IMG_8066

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.