Këngëtari i njohur i zhanrit pop-folk, Ardiani, ka lansuar videoklipin e tij të ri.
“Kanarina” titullohet projekti i ri i Ardianit, i cili vjen pas disa projekteve të po të njëjtit zhanër.
Ajo që dallohet në projektin e tij të ri është videoklipi super artistik, i realizuar nga produksioni Artvision.
Regjinë dhe skenarin e klipit e kanë realizuar Agron Sokoli (producent i Stupcave) dhe Taulant Pallqa.
Kënga është punuar nga Eroll Dugani me tekst të vet Ardianit. /Telegrafi/