Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit: Po arrijmë, por nuk po mbërrijmë

Falë i qofshim Allahut për çdo frymë. Salavati dhe selami i Tij qoftë për më të Dashurin, Muhammedin, a.s., për familjen e tij shembullore, për sahabët, shokët e shquar dhe për të gjitha shpirtrat që duan të agjërojnë nga e keqja.

O shpirtra të etur, çka kemi mbërritur me atë që kemi bërë në jetë e në shoqëri?

640x74

Gjithçka shihet në skenën e botës! Jeta pa bereqet dhe mbërritje të vërtetë është e zorshme, e vetmuar, shpirtërisht e çrregulluar, e etur dhe e pakuptimtë. Këtë bereqet po e humb individi, por edhe shoqëria, kur madhërohet diçka pos Tij, dhe kur duhet e vlerësohet gjithçka pos njeriut.

Në disa vende në Kur’an, Krijuesi i botëve përsërit: “… Nuk u sjell dobi dhe s’bëjnë dot gjë me atë që kanë punuar, fituar”.

Individë dhe shoqëri të këtilla janë të stolisur me shkëlqim të rremë dhe sukses sipërfaqësor. Mbase ata kanë arritur deri te dëshirat dhe qëllimet e tyre materiale e egoiste, por në të vërtetë asgjë s’kanë mbërritur.  Sepse nuk e kemi shijuar agjërimin nga gjithçka që përdhos dispozitat e Zotit dhe nderin njerëzor.

Andaj Krijuesi i botëve i kujton robërit e tij, e sidomos besimtarët, ta shfrytëzojnë sërish mundësinë për riintegrimin shpirtëror dhe orientimin e sigurtë drejt origjinalitetit, domethënies dhe bukurisë së përjetshme.

I dërguari i fundit, Muhammedi a.s., për këtë arsye na ka rekomanduar të lutemi pikërisht për bereqet të rregullt dhe mbërritje të vërtetë, e cila na ofrohet në muajin të cilin shpirtrat e presin me padurim. Posi, kur në të secilit i falet, përveç zullumqarit.

Vëllezër dhe motra, shpirtra fisnikë, nëse duam që seriozisht t’i ngjallim raportet tona, që t’i pastrojmë lidhjet tona, ta bëjmë jetën më serioze, që e mira ta moshtë të keqen, atëherë sinqerisht dhe me qenien tonë ta lusim Allahun e Madhërishëm me duanë e njohur të Pejgamberit a.s.: “O Allah, jepna bereqet në muajin rexheb e sha’ban, dhe jepna ta arrijmë natën e Berdit dhe të Kadrit dhe bereqetet e Ramazanit”.

Le t’na e heqë ky Ramazan pluhurin nga shpirtrat tanë, gjithçka negative brenda nesh le ta shkrijë dhe le t’na e bëjë të dashur agjërimin nga e keqja.

Të gjithë neve, na qoftë ky Ramazan mubarek, i bereqetshëm dhe fisnik!

Sulejman Bugari

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.