Policia zbarkon në shtëpinë e rahovecianit, gjejnë armë pa leje 

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Nën dyshimet për posedim të armëve pa leje kompetente, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje dje në një shtëpi private në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit.

640x74

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar armë pa leje të lëshuar nga organet kompetente.

49-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.