Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Shkelzen Ahmetit

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e
Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:
Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë.

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim
të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-
Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i
dyshuari i lartcekur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe
përkundër angazhimeve hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe
njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

640x74

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës,
kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e
bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa
pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” si dhe në stacionin më të
afërt policor.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.