Policia e Kosovës dhe EULEX në kërkim të Azem Sylës, arrestohet ish shoferi i tij

E plotësuar: Në lagjen Pejton nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, për mbi dy orë, Policia e Kosovës dhe EULEX kanë bastisur njërën nga ndërtesat e banimit, përkatësisht banesën e ish shoferit të deputetit Azem Syla.

Fqinjët e këtij personi i kanë thënë KosovaPress-it se policia e ka arrestuar fqinjin e tyre të cilin ata e njohin si vozitës të Azem Sylës.

640x74

Aksion i madh i Policisë dhe EULEX-it, kërkojnë Azem Sylën

Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bastisur në 50 lokacione të ndryshme, ndërsa aksioni ka të bëjë me krimin e organizuar.

Aksioni është duke u zhvilluar momentalisht. Burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës do të arrestojë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën.

Mësohet se tashmë Policia ka qenë në shtëpinë ku jeton Azem Syla, por meqenëse ai nuk ndodhej aty i ka lënë një ftesë për tu paraqitur në Polici.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në vazhdim, Telegrafi do të ju informojë me të rejat tjera rreth këtij aksioni. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.