Policia e Gjakovës e cila u dallua me sjellje brutale gjatë ditës së dielë në Rahovec bëri një publikim në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.
Aty thuhet se “në rajonin e Gjakovës” u konfiskuan 70 motorrë, ndonëse fotot janë vetëm nga Rahoveci dhe po këta motorë janë vetëm të Rahovecit.
Se çfarë fytyre kanë këta policë vërehet në njoftim duke thënë se përpos 70 motorëve të konfiskuar, janë 402 gjoba të shqiptuara.
Qytetarët e Rahovecit të indinjuar nga aksione të tilla brutale kanë kërkuar shkëputjen urgjente nga regjioni i Gjakovës, një kërkesë që sipas informacioneve të Rahoveci24 po shqyrtohet në instanca të larta zyrtare.
/Rahoveci24/


