Policët e Kosovës nga Rahoveci, i kanë dhënë mbështetje vendimit për themelimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës që ka për synim forcimin e Ushtrisë së Kosovës dhe kontributin për sigurinë e vendit.
I pari ishte veterani i luftës së UÇK-së. Gëzim Kastrati, ai që bëri të ditur një hap të tillë ku tregoi se pagën për muajin shkurt si polic do t’i ndajë për Fondin e Sigurisë të Kosovës.
Një tjetër polic nga Rahoveci që u shpreh i gatshëm të ofrojë një pjesë të pagës së tij për Fondin e Sigurisë është edhe Arbër Berisha.
Fondi i Sigurisë për Kosvovën ka nxitur shumë reagime pozitive dhe shumë persona u bashkëngjitën thirrjeve për të kontribuar për këtë fond.
Ky fond u themelua teksa situata e paqëndrueshme e sigurisë në Evropë po vazhdon kur po zhvillohet konflikti Rusi – Ukrainë, konflikt i cili mund të zgjerohet edhe në Ballkan sipas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian. /Rahoveci24/