Po vjen “Perspektiva”, emisioni i parë për Rahovecin (Video)

Portali Rahoveci24.com sjellë së shpejti emisionin e parë rreth komunës së Rahovecit, prodhuar nga produksioni lider, Artvision.

Rahoveci pa dyshim se është një prej vendeve më me potencial për zhvillim në Kosovë.

Por, perspektiva e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, ashtu si në sfera tjera, varet nga puna e përbashkët që ne të gjithë bëjmë për vendin ku ne jetojmë.

Kështu, portali Rahoveci24.com do të sjellë emisionin e parë bashkë me partnerin e ngushtë Artvision, emision ky dedikuar ekskluzivisht për Rahovecin, eksplorimin e mundësive të zhvillimit dhe progresit, me anë të personazheve publike të cilat do të ftohen në debate sy më sy, dhe në pyetje të drejtpërdrejta, që janë në interes për komunën tonë.

Emisioni quhet “Perspektiva” dhe jo më kot quhet kështu. Rahoveci është rajon me perspektivë. Por, sa po bëjmë ne për vendin tonë? Sa po bëjnë njerëzit e involvuar në procese vendimmarrëse për vendin tonë? Si të bëjmë më shumë? Emisioni do të transmetohet në platformën e videove YouTube dhe do të publikohet në portalin Rahoveci24, mediumin më të madh dhe burimin e vetëm kredibil të informimit për rahovecianët.

Ngjarjet aktuale dhe të kaluarës, mundësitë e të ardhmes, dhe shumëçka tjetër do të shtjellohen në emisionin e parë debatues ndonjëherë prodhuar në Rahovec,  nga Rahoveci, për Rahovecin dhe qytetarët e tij.

Rrini gati, “Perspektiva” po vjen…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.