Po vjen 28 nëntori, asnjë organizim për të rinjtë

Po vjen festa e 28 nëntorit në komunën e Rahovecit dhe ashtu si herave tjera, edhe kësaj radhe u vendosën flamujt nëpër shtylla elektrike.

Por, kjo më nuk mjafton.

Komuna e Rahovecit nuk ka bërë asnjë organizim të vetëm për të rinjt.

As ndonjë koncert, as ndonjë konferencë, as ndonjë ëorkshop e shumëçka tjetër që mund të realizohet me pak mjete.

Rahoveci kështu shndërrohet në një prej vendeve më depresive të Kosovës në një prej festave më të mëdha të gjithë shqiptarëve.

Ndërkaq, kjo pritet të vazhdojë edhe për vitin e ri, ku pritet të vendoset dekori i zaknshëm i përvjetshëm, por pa ndonjë organizim që do të mund të gjallëronte qytetin dhe gjithë komunën.

Edhe kjo qeverisje mbetet një prej qeverisjeve më të bezdisshme në histori që nuk ka ide për zhvillimin e komunës dhe sferës së të rinjve. /Rahovecit24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.