Po vazhdon projekti për spërkatjen e zonave kundër rriqrave në Komunën e Rahovecit

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në Komunën e Rahovecit është duke vazhdon projekti për spërkatje e zonave kundër rriqrave.

Nga afërt ecurinë e këtij projekti e ka parë sot në fshatin Polluzhë edhe Kryetari Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

640x74

Projekti për spërkatjen zonave kundër rriqrave në Komunën e Rahovecit, organizohet nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Spërkatja e zonave endemike, do të vazhdoj sipas planit të hartuar sipas zonave, ku ka më shumë raste të regjistruara të thumbimeve nga rriqrat, gjatë këtij viti.

Zyrtarët Komunal dhe ata të kompanisë që do të bëjnë spërkatjen e zonave kërkojnë bashkëpunim gjatë kohës sa janë duke e bërë spërkatjen e zonave të cilat janë paraparë të spërkaten kundër rriqrave.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.