Po hapet RedRoom gamecenter, nivel profesional i lojës në Rahovec

Redroom është vetëm disa ditë larg nga hapja masive e tij.

GameCenter më i ri në Rahovec do të hapet prapa “Shehu-Tex” në Rr. Bajram Veliu.

640x74

Ky gamecenter do të ofrojë nivel profesional të lojës, një ndjenjë krejt ndryshe botërore në mes të Rahovecit.

Me kompjuterët më të rinj të fjalës së fundit të teknologjisë, RedRoom do të ofrojë eksperiencë masive, ku është menduar në detaje nga inxhinerë e arkitekti me përvojë, Adrian Sharku.

Pronari i gamecenter RedRoom, Edmond Shala, thotë se synimi është të ofrohet nivel profesional i lojës.

“Ideja fillestare ishte të investoj në qytetin tim. Për këtë jam krenar që po jetësoj një ëndërr timen afatgjate. Fokusi ishte të ofrojmë një nivel profesional të lojës. Kemi menduar për lojtarët që të kenë komoditetin e madh të tyre, të kenë hapësirë të dedikuar, pastërti dhe shumëllojshmëri të pijeve e gjësende tjera”, u shpreh shkurt Shala për Rahoveci24.

RedRoom kështu do të hapë një kapitull të ri për gaming në Rahovec dhe është vetëm pak ditë larg hapjes zyrtare të saj. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.