Playoffi historik për Rahovecin – gjithçka që duhet të dini

Playoffi i IP Superligës 2018 zhvillohet në sistemin e ndeshjeve 2-2-1, që do të thotë se:

▪️Maksimumi i ndeshjeve që mund të zhvillohen janë 5

▪️Por, mund të mos zhvillohen 5, pasi skuadra e cila e para arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e playoffit për titull.

▪️2 ndeshjet e para zhvillohen në Prizren (sepse ka përparësinë e terenit vendas për shkak se ka zënë vendin e dytë në tabel)

▪️2 ndeshjet tjera zhvillohen në Gjakovë dhe ne jemi “vendas” (nëse arrijmë të fitojmë një ndeshje, atëherë zhvillohen sigurt 2 ndeshje në Gjakovë. Nëse humbim tri ndeshjet e para, ndeshja e katërt nuk zhvillohet fare).

▪️Në rast se pas katër ndeshjeve, Rahoveci dhe Bashkimi kanë nga 2 fitore dhe seria është e barabartë 2-2, atëherë zhvillohet ndeshja e pestë në Prizren, pasi Bashkimi ka përparësinë e terenit vendas për shkak të vendit të dytë në tabelën e Superligës. Kush e fiton ndeshjen e pestë shkon në finale.

▪️Andaj, ekipi ka nevojë për përkrahje në dy ndeshjet e para në Prizren që të duket si teren vendas, pasi dallimi mes Gjakovës dhe Prizrenit nuk ekziston, sepse gjithë sezonin ishim mysafir.

Na priftë e mbara… 🙏

#Together

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.