Plas sherri në Rahovec, 52-vjeçari e bën për spital fqinjin pasi e vendosi një dritare kah prona e tij

Mbrëmë, në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, si rezultat i një zënke në mes të dy personave, ka filluar përleshja fizike, ku për pasojë njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se motivi për këtë rrahje dyshohet të jenë punimet që kishte kryer viktima në afërsi të pronës së të dyshuarit. Një dritare që kishte vendosur viktima kah prona e të dyshuarit, ia mjaftoi këtij të fundit që ta sulmojë fqinjin.

640x74

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës thonë se i lënduari në këtë përleshje ka marrë trajtim mjekësor, pasi është goditur në fytyrë nga i dyshuari R.H., 52-vjeçar.

Policia është vënë në veprim me t’u njoftuar për rrahjen, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe të shoqërojë në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të njëjtit është iniciuar rasti “lëndim i lehtë trupor” dhe është urdhëruar ndalimi i tij për 48 orë, në Qendrën e Mbajtjes.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.