Plani i Qytetarëve të Rahovecit, ai i arkitektëve Qëndrim Gashi dhe Adrian Sharku i cili u injorua nga juria e Drejtorisë së Urbanizmit, por që u pëlqye tepër nga qytetarët – u vendos si baner gjigant te palestra “Mizahir Isma”.
Nuk dihet ende se kush e vendosi këtë baner, por fotot i publikoi vet arkitekti Qëndrim Gashi ku ky plan cilësohet si plani i qytetarëve.
Kjo është goditje e rëndë për Rumir Zhuniqin dhe Smajl Latifin, pasi fillimisht Gashi e quajti procesin të kompromentuar dhe joprofesional, pasi u zgjodh projekti i agjencisë vietnameze Vo Trong Nghia me arkitekt Thomas Berendonk.
