Plaçkitet një pompë e derivateve në Rahovec, Policia arreston hajnin

Pronari i pompës së derivateve “Elita Petrol” në Çifllak të Rahovecit ka raportuar në Polici se një person i panjohur me maskë ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij duke ia grabitur pazarin ditor me rreth 685 euro dhe se ka ikur në drejtim të panjohur.

Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 03:53.

Siç merr vesh Sinjali, me datë 24.05.2021 (ditë e hënë) njësiti i hetuesisë ka arrit që ta indentifikoj dhe ka arrestuar të dyshuarin.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.