Në orët e para të mengjesit të së hënës, persona të panjohur kanë grabitur nëndegën e Bankës AFK (Agjencioni për Financim në Kosovë) në Rahovec.
Mësohet se përveç dëmeve të vogla materiale është grabitur shumë e konsiderueshme e të hollave.
Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka konfirmuar rastin për media, duke shtuar se policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Me datë 23.04.2018 në ora 06:50 policia në Rahovec është informuar nga një qytetar se është vërejtur e dëmtuar dera e bankës AFK. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte ndodhur depërtim me forcë brenda në objekt ku sipas ankuesit persona të panjohur kishin arritur të vjedhin kasafortën në të cilën gjendeshin një shumë e konsiderueshme të hollash. Policia në mënyrë intensive është duke hetuar rastin”, ka thënë Podrimaj.