Pista Demiri emocionohet nga foto e Elvisit te KF Rahoveci: Të jetësojmë ëndrrën e tij për Superligë

Kandidatja për deputete, Beatrisa Pista Demiri, është përballur me një moment tejet emocional në ditën e parë zyrtare të fushatës.

Ajo vizitoi KF Rahovecin ku u uroi fat lojtarëve para ndeshjes së barazhit të martën tjetër.

Por, teksa po largohej nga ambientet e klubit, ajo hasi në një foto të vëllait Elvis Pistës, i vrarë në zgjedhjet e fundit nacionale para 3 vitesh.

Në foto Elvisi shihet i gëzuar për hyrjen në Ligën e Parë si president i klubit, teksa vet Pista Demiri vështirë iu përmbajt lotëve nga ky moment.

Deri tash Pista Demiri ka zhvilluar fushatë dinjitoze duke u fokusuar në konceptin e Fillimit të Ri dhe duke bashkëbiseduar me qytetarë.

Postimi i Pista Demirit në Facebook:
IMG_9378

IMG_9377

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.