PINT-at mbledhin mijëra të rinj në Rahovec për Hardh n’Ven

Hardh n’Ven u mbajt me sukses më 29 dhjetor në Rrugën “Xhevat Kasapi” apo siç njihet Rruga B e Rahovecit.

Ky organizim arriti të mbledhë me sukses disa mijëra të rinj të cilët kaluan çaste të mrekullueshme në performancë të MC Kreshës dhe Lyrical Son.

Përpos tyre performuan edhe Enndzi, Offchestra dhe Anitë.

Rahoveci kështu u ngjall para festës së ndërrimit të motmoteve që pritet të kalohet nga spektakël fishekzjarrësh sonte nga ora 23:59.

Ndërkohë, HardhFest zbuloi me rastin e konferencës për shtyp edhe slloganin për edicionin tjetër të festivalit, i cili do të jetë “Për Kokërr t’Qefit”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.