Përurohet oborri i renovuar i shkollës “Bekim Sylka”

Kryetari i komunës së Rahovecit me bashkëpunëtorë Libor Chlad, zëvendës shef për bashkëpunim në zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, Beatrisa Pista – Demiri, drejtoresha e shkollës “Bekim Sylka”, Arban Abrashi, ministër i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë përuruar renovimin e oborrit të shkollës Filore “Bekim Sylka”

Në realizimin e këtij projekti, komuna e Rahovecit nga buxheti i saj ka ndarë 12 000 euro, kurse Komisioni Europian 76.846.80 euro.

Vlera e përgjithshme e renovimit të oborrit të shkollës është 88.746.80 euro, në kuadër të këtij projekti janë rregulluar një fushë sportive, hapësira gjelbëruese, kubëzimi i një pjese të rrugës dhe oborrit të kësaj shkolle.

Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, tha se ky oborr i shkollës është rregulluar sipas projektit ” Kosova e Bukur II”, objektivat të cilat kanë qenë që të zbukurohet Kosova, të ndërtojmë shkolla, kopshte për fëmijë, të rregullojmë shtretër të lumenjve, ashtu që Kosova të jetë sa më e bukur.

Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Social, Arban Abrashi i uroj nxënësve për rregullimin oborrin dhe hapësirat gjelbëruese, terrenin sportiv, tha se Rahoveci ka përfituar në momentin e duhur këtë projekt, mbase tash Kosova është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe shprehu dëshirë që mu nga ky terren sportiv të krijohen talent të futbollit, të cilit nga Rahoveci do të shkojnë drejt këtyre dy organizatave të futbollit.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi , fillimisht i falënderoj zyrën e Bashkimit Europian dhe Ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe tha se nga projekti “Kosova e Bukur ll”, se komuna ka përfituar dy projekte njëri është realizuar në fshatin Drenoc, dhe ky që po e inaugurojmë sot është projekt i dytë.

“Me këtë rast mund të them se jemi përkujdesur që të krijojmë hapësira sa më të mira shkollore, ashtu që nxënësit tanë, fëmijët tanë të gëzojnë ambientin e shekullit 21”, u shpreh ai.

image

image

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.