Mbrëmë në Reti të Ulët është përuruar fusha e re sportive.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se tashmë edhe Retia e Ulët ka fushën moderne sportive me infrastrukturë të kompletuar.
“Sot, me drejtorin e DKRS-së, z. Afrim Dina, kryetarin e fshatit, z. Mirsad Qehaja, me bashkëpunëtorë e qytetarë të Retisë së Ulët, në një entuziazëm dhe gëzim, përuruam mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e rekreacion. Ta gëzojnë qytetarët e Retisë së Ulët, posaçërisht fëmijët dhe të rinjtë!”, ka shkruar Latifi.