Mos e ngatërroni – nuk bëhet fjalë për sheshin Qëndror, por për sheshin në qendër të qytetit, punimet për të cilat i përuroi sot kryetari Smajl Latifi.
Ky projekt do të bashkëfinancohet nga komuna dhe Qeveria e Kosovës.
Ndërkaq punimet do t’i kryejë kompania “Bamirs”.
Kryetari në postimin e tij sidoqoftë nuk dha kohë se kur do të përfundojë ky projekt e as kur do të fillojë ndërtimi i sheshit qëndror të qytetit, që është projekti të cilin po e presin qytetarët.
/Rahoveci24/
