Personalitete nga politika dhe media kanë uruar Meriton Korenicën dhe Lumbardh Dellovën për suksesin historik që arritën me FC Ballkanin duke u kualifikuar në grupet e Conference League.
Korenica ishte protagonisti pasi shënoi edhe golin tjetër vendimtar pas atij në Shkup, kësaj radhe nga afërsia në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ishte Edon Cana ai që publikoi një postim duke uruar Korenicën dhe Dellovën për suksesin e madh.
Dinamik me postime ka qenë edhe deputeti Visar Korenica, duke uruar disa herë lojtarin rahovecian dhe klubin nga Suhareka. Deputeti besohet se ka qenë edhe në stadium ta shikojë këtë ndeshje.
Gazetari dhe pronari i Kanal 10, Fidan Rama, ka publikuar një foto me Korenicën pas ndeshjes.
“Një djal dhe futbollist fantastik nga Rahoveci. Super Toni”, u shpreh Rama në postimin e tij.


