Përplasen në KTV, Latifi dhe Korenica për çështjen e shoferëve

Kandidatët për kryetarë të Rahovecit, Smajl Latifi dhe Visar Korenica, janë përplasur ashpër në debatin e KTV-së.

Debati që u transmetua sot nga ora 17:15, e pa Latifin duke spjeguar programin e tij ashtu si kandidatët tjerë.

Megjithatë, kishte edhe përplasje, ku Visar Korenica kritikoi Latifin për faktin se dy paga I ka marrë një person në cilësinë e shoferit dhe truprojës, duke thënë se nëse ai bëhet kryetar nuk do të ketë shofer, pasi një kryetar mund të shkojë edhe vet në punë.

Latifi tha se kjo është e lejuar me ligj dhe secili kryetar e bën këtë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.