Përmirësohet gjendja me rrymë, shtypje e dobët e ujit në disa lagje

Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15. Photo: Atdhe Mulla

Gjendja me energjinë elektrike është përmirësuar ndjeshëm pas kthimit masiv të mërgimtarëve në shtëpitë e tyre në kurbet.

Kështu raportojnë informatorët e portalit në terren, aty ku ka informacione se ka përmirësim të furnizimit me rrymë

osa1

Probleme raportohen në disa lagje, siç janë lagjet në rrugën “Avdullah Bugari”, ato që njoftojnë për shtypje të ulët të ujit të pijshëm.

Përpos ujit, kjo lagje ka raportuar edhe për reduktime me rrymë ditën e diel.

Ditë më parë Rahoveci n’Fokus raportoi se një shtëpi u përfshi nga flakët për shkak të rrymës së dobët.

Energjia elektrike ka qenë problem evident në komunën e Rahovecit gjatë këtyre festave të fundvitit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.