Në mjediset e ShFMU “Katër Dëshmorët” në Ratkoc u mbajt një mbledhje përkujtimore për mësuesen Melihate Hoti, e cila për 44 vite u përkushtua me zemër dhe mendje në edukimin e brezave.
Të pranishmit, përfshirë kolegë, familjarë dhe ish-nxënës, e nderuan figurën e saj me fjalë mirënjohjeje, recitime dhe kujtime të paharruara. Melihate Hoti la pas një trashëgimi të pashlyeshme, duke mbetur një simbol i përkushtimit dhe vlerave arsimore.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj!


