Përkujtohen Dëshmorët Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

Në 18-vjetorin e rënies u përkujtuan sot Dëshmorët e Kombit Skender Rexhepi nga fshati Mrasor dhe Fitim Duraku nga fshati Krushë e Madhe i Komunës së Rahovecit, në tubimin përkujtimor morën pjesë zyrtar Komunal, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe shumë qytetarë.

Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar Komunës së Rahovecit në fjalën e tij tha se nderimi për njerëzit e sakrifikuar është përgjegjësi dhe obligim.

Duke kujtuar sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut, kujtojmë edhe familjarët e gjithë Dëshmorëve dhe ju kërkojë që të jeni krenar me bijtë tuaj.

Në emër të familjeve Rexhepi e Duraku, foli vajza e Dëshmorit Skender Rexhepi, Agnesa Rexhepi e cila falënderoi Komunën pasi që gjithmonë nderon Dëshmorët e saj dhe të gjithë pjesëmarrësit në tubim dhe tha se Dëshmoret janë të pavdekshëm, në fakt ata me veprat dhe heroizmat e fituan këtë epitet, atëherë kur ne nuk do ti kujtojmë Dëshmorët, duhet të themi që ne jemi të vdekur e jo ata , andaj faleminderit Dëshmorëve që na mundësuan që ti kujtojmë e ne të ndihemi të gjallë.

Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec tha se në këtë ditë të veçantë, dua të shfrytëzoj rastin që në këtë tubim përkujtimor tˈju dorëzoj certifikatat e Dëshmorëve familjes së Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.