Përkujtohen 106 të vrarët në Pastasellë

Masakra e fshatit Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më te tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga fshati Pastasellë dhe fshatrat tjera për rreth. Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë ti kthehen trupat e më të dashurve të tyre të cilët edhe pas 17 vitesh figurojnë të pagjetur.

Në tubimin përkujtimor një fjalë rasti mbajti z.Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, ku ndër të tjera tha se Historia e fshatit tuaj dhe fshatrave tjerë që patën fatin e njëjtë, nuk mbaroi me kaq, sepse ju u kthyet sërish për të nisur jetën aty ku e kishit lënë, por kësaj radhe pa më të dashurit tuaj. Mes dhimbjesh, mblodhët fuqinë dhe ndërtuat shtëpitë, rritët fëmijët, vazhduat jetën. Të dashurit tuaj, sikur të gjithë ne, kishin ëndërruar pafund për lirinë. Ata u bënë themel i lirisë dhe i shtetit të Kosovës. Në fund, dua të theksoj se Marsi nuk solli vetëm dhembje për ne. Marsi solli edhe shpresën e madhe. I solli në vendin tonë miqtë tanë më të fuqishëm NATO-n, ShBA-në, pasi që bashkësia ndërkombëtare ishte bindur se shqiptarët historikisht nuk e kanë lëshuar kurrë vendin e tyre pa luftë, e nuk do ta lëshon të gjallë as tani.

Për masakrën e cila është bërë nga forcat serbe me 31 mars 1999, Arton Krasniqi, banor i fshatit Pastasellë, i cili tha se kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha, dhe më çnjerëzore që është bërë gjatë luftës së vitit 1999, duke mos kursyer as pleq dhe fëmijë. Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur.

640x74

Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona, Tahir Krasniqi, i mbijetuar nga masakra e bërë me 31 mars të vitit 1999, tregoj për tmerrin e përjetuar ku tha se pasi që i kanë rrethuar , paramilitarët serb kanë filluar ti rrahin në mënyrën më barbare. Pas rrahjes, forcat serbe i kanë ndarë në grupe nga 30 persona dhe me pastaj kanë filluar ti pushkatojnë.

Në tubim foli edhe edhe drejtori i shkollës fillore në Guri i Kuq, Maliq Fetahu, i cili njoftoi të pranishmit se shkolla e këtij fshati mban me krenari emrin e datës së sotme 31 mars, në shenjë të përkujtimit të përjetshëm për 106 martirë, i cili falënderoi kryetarin Vehapi për përkrahjen e kësaj iniciative.

Nga një fjalë rasti në këtë përvjetor mbajtën edhe z. Avdullah Hoti, ministër i Financave dhe znj. Time Kadriu, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri me tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.
perkujtim 2perkujtim 3

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.