Përhapje masive e rriqnave në periferi të qytetit të Rahovecit

Përhapje masive e rriqrave po ndodh në periferi të Rahovecit.


Moti jostabil sa i ngrohtë, e sa i ftohtë dhe me rreshje, ka “gëzuar” rriqrat që kanë dalë në sipërfaqet e gjelbra.

osa1

Alarmi është ngritur nga qytetarë të Rahovecit që kanë kontaktuar portalin Rahoveci24 dhe që kanë treguar se rriqrat janë në numër masiv dhe kërkohet intervenim urgjent i autoriteteve përkatëse.

Dezinsektimi i hapësirave të gjithë komunës është më se i nevojshëm sepse rriqrat janë rrezikues të jetës së njeriut.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.