Përfundon renovimi i QKMF-së “Dr.Fahredin Hoti” në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka përfunduar renovimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Fahredin Hoti”.

Latifi në një postim në Facebook, ka shkruar se me anë të këtij investimi, synojnë të ofrojnë kushte të mira, mjedise të bukura dhe të përshtatshme për personelin shëndetësor dhe për pacientët.

“Shëndetësia mbetet një nga sektorët kryesorë në vëmendjen tonë dhe prioritet i lartë i qeverisjes”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se në kuadër të këtij investimi nga Komuna e Rahovecit janë kryer këto punime: Izolimi dhe fasadimi i jashtëm, rregullimi i kulmit, rregullimi i sallës së rëntgenit në repartin e stomatologjisë dhe rregullimi i hapësirave rreth objektit. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.