Për provokimet e mitrovicasve, FBK persekuton Rahovecin me dënim astronomik

Në vikendin që lamë pas u mbyll xhiro 21 e ArtMotion Superligës së Kosovës ku u pretendua kinse për incidente.

Në duelin mes Rahovecit dhe Trepçës FBK pretendon kinse ndodhi një incident, ku u publiku vendas reagoi pas provokimeve fyese nga mitrovicasit e pranishëm, në mesin e tyre edhe zyrtarët e klubit (emra të njohur për redaksinë). Po ashtu pati provokime edhe nga Samir Zekiqi dhe vëllai i tij Burim Zekiqi që fyen publikun, sjellje që natyrisht nuk kaluan pa brohorimat e publikut vendas.

FBK pretendon se pas rishikimit të materialit televiziv dhe raportit të delegatit të ndeshjes, komesari i garave të FBK-së ka shpërndarë disa dënime të konsiderueshme në lidhje me këtë rast – vetëm për shkak të brohorimave edhe pse incident nuk ndodhi. E gjitha u shkaktua nga mitrovicasit e pranishëm.

Klubi i Rahovecit është ai që ka pësuar me dënim të majmë në të holla, apo plotë 2200 euro.
Vendimet e publikuara në sajtin e FBK-së:
 KB.Rhoveci, Konform Nenit 49.3 te PG denoeht me 400 euro.
 KB.Rahoveci, Konform Nenit 49.9 denohet me 300 euro.
 KB.Rahoveci, Konform Nenit 49.11 Pika 1 denohet me 1.500 euro.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.