Për largimin me dhunë të zonjës Gërvalla, reagojnë ish-luftëtarët e UÇK-së në mërgatë

Për pengimin e Donika Gërvallës që të marrë pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, është reaguar shumë dje – raporton Gazeta Monitor. Nxjerrja zvarrë e Gërvallës nga vendi ku po mbahej mbledhja e LDK-së, ka bërë që të reagojnë edhe ish-luftëtarë të UÇK-së.

Këtë e kanë bërë edhe veprimtarë nga mërgata, të cilët janë shprehur të indinjuar me skenat e djeshme. Sipas tyre, nuk besohej çfarë shihej të ketë ndodhur, transmeton Gazeta Monitor.

Lexoni të plotë reagimin e bashkëluftëtarit të Jusuf Gërvallës, Enver Shalës, i cili njëherit është edhe anëtar i kryesise i degës së Nismës për Kosovën në Rahovec:

“Reagojn edhe disa bashkluftetar nga mergata,per sjelljen e LDKes te Isa Komunistit, qe zvarriten zhag vajzen e Heroit Jusuf Gervalla, Z.Donika Gervalla Shwarz. ???????? Esht nje pikpyetje shume e madhe ndaj vetvetes se sme behet as te mendojm a jam enderr apo e pash me syt e mij ne te gjitha kanalet televizive.Ket reagim po e bajm jo se i perkasim LDK es se kure vendosem te rradhitemi ne krah te UÇkes nuk na interesonte Partija, por na interesonte memedhe Kosova jon e rrobruar me shekuj nga Serbia dhe Komunistat Shqiptar qe sod sillen si pashallare te ktij kombi. Po a e dini ju more Flliqtana se bija e kujte esht Donika.Po a e dini more fytyra pa eshna se si jemi frymzuar ne mergata me kenget dhe veprimtarin e te madhit Jusuf e Bardhosh Gervalla e shum veprimtar te tjer. Po a po ju merr mendja qe ne hinem ne lufte per ju more Komunista te Millosheviqit, jo jo ne vepruam per nje qellim Çlirimin e trojeve Shqiptate nga shoket e juaj paramalitar qe slan gje te keqe pa i sjell kti populli.Deri sa ju Flliqtana dilshi neper tubime anemban Mergates dhe mbajshit fjalime para fotografive te Jusif Gervalles dhe i rrejshit miletin se po vazhdojm rrugtimin dhe amanetin e Jusufit me shok ju sod e zvaritni vajzen e Jusufit Doniken para syve te botes, Ju LDK ista apo Komunista plot gojen e keni Demokraci? Po ju tybe ne difshit qka esht Demokracia.Kemi shum e shum per te then po jam duke e perfunduar me kaq, Jam krenar qe si takoj ketyre plehrave komunist se pi ti mbushet mendja dikujt te me zvarit neper koridore partiake do ishte dita ime ma e lumtur? Jo jo more zotrate Kosova esht e te gjithve.Heronjet dhe deshmoret jan te ktij kombi, Femijt e tyre jan te ketij Kombi. Donik ke qen dhe duhesh te mbetesh e njajt do triumfosh nje dit kunder qelbsirave Komuniste po kure mos u dorzo. Veprimtaret nga Mergata. UÇK!”, thuhet në reagimin e tyre.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.