Për herë të parë në Rahovec mbahet aktivitet me bicikleta “Rahovec Tour 2018”

Viteve të fundit në komunën e Rahovecit kanë nisur të ngjallen aktivitete të ndryshme për të promovuar vlerat dhe bukuritë e qytetit të Rahovecit, së fundmi ka lindur një iniciativë paksa më ndryshe nga të tjerat pasi që për herë të parë në komunën e Rahovecit do të mbahet një aktivitet relaksues ku qëllimi kryesor është promovimi i vendeve të ndryshme në komunën e Rahovecit duke vizituar qytetin dhe vreshtat e Rahovecit e po ashtu në këtë promovim do të përfshihen edhe disa fshatra të komunës së Rahovecit.

Bëhet fjalë për “Rahovec Tour 2018” që pritet të mbahet me datë 31 Mars të këtij viti, ku biznesi që së fundmi është hapur në Rahovec “Te Xhema – pjesë për bicikleta” që ka të bëjë ekskluzivisht me bicikleta dhe pjesë për bicikleta është ideator i kësaj iniciative mjaft të qëlluar.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të “Te Xhema – Pjesë për bicikleta” thuhet se do të ketë mjaftë befasi për këtë organizim, ku do të ketë xhiro, muzikë e pije.

Ftohen të gjithë personat me shëndet të mirë që të marrin pjesë në këtë organizim pasi që karakteri i këtij organizimi është më shumë rekreativ sesa garues, të gjithë ju që keni bicikleta në shtëpit tuaja mos hezitoni ejani në event, e për ju të tjerët që nuk keni bicikleta në shtëpi mos u dëshpëroni pasi që “Te Xhema – Pjesë për bicikleta” ka menduar edhe për ju pasi që mund ta huazoni bicikletën për këtë ditë si dhe ditëve të tjera kur ju keni nevojë për një biciklet.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.