Për ditën e fëmijëve, Artvision dhuron falas DVD-të e Festës së Abetares (Foto)

Produksioni Artvision ka bërë të ditur se me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 qershorin, ka vendosur t’i dhurojë të gjithë fëmijëve të shkollave më të mëdha të Rahovecit DVD-të për Festën e Abetares.

Shkollat fillore të Rahovecit, Isa Boletini, Bekim Sylka dhe Ardhmëria janë përfituese nga ky hap i Artvisionit për ditën e fëmijëve.

Shkolla fillore “Isa Boletini” dhe fëmijët që kanë festuar Festën e Abetares do t’i marrin DVD-të gjatë ditës së nesërme.

I pyetur për arsyen e këtij hapi të Artvision, menaxheri kryesor, Taulant Pallqa thotë se këto iniciativa qysh moti ka filluar t’i bëjë Artvisioni dhe vetëm sa do t’i intensifikojë.

“Si kompani kemi komunikim të shëndoshë me klientët. Por, fëmijët janë të shenjt, dhe nuk janë thjesht klientë. Andaj fëmijët janë e ardhmja jonë dhe Artvision ka vendosur që kësaj radhe t’i lehtësojë familjet sa do simbolikisht që është, që në këtë rast DVD-ja e festës së Abetares shpenzimet e realizimit të na takojnë neve. Kjo nuk është risi për Artvisionin, por vetëm fillimi”.

“Drejtorët e shkollave më kanë pritur mirë dhe ndihem mirë për këtë fakt. Ne vetëm sa do ta thellojmë bashkëpunimin, e falënderoj edhe nxënësit plot jetë që me buzëqeshjen e tyre më motivuan edhe mua për të punuar edhe më shumë bashkë me të gjithë të tjerët për të ardhmen e tyre”, u shpreh Taulanti për Rahoveci24.

Një DVD ka kushtuar 1.5 euro, teksa të gjitha regjistrimet i ka zhvilluar Artvision dhe të gjitha shpenzimet i ka bartur kompania në fjalë. /Rahoveci24/

artvision 1

artvision 2

artvision 3
4

5

6

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.