“Për 10 ditë e kanë çu” – qytetarët çuditen me shpejtësinë e punimeve për Sheshin Qendror

Puna për Sheshin Qendror të Komunës së Rahovecit po vazhdon intensivisht.

Madje, deri në orët e para të mëngjesit, e në borë dhe shi. Edhe në fundjavë.

Brenda disa ditëve është shtruar bazamenti dhe tashmë po bëhet edhe ngritja e objektit sipas planit të tregut të Sheshit Qendror.

Edhe pse komuna e Rahovecit është hapur në shumë fronte me investime kapitale, duket se puna në Sheshin Qendror po vazhdon me ritëm të lartë nga kompania Famis CO ku edhe buxheti për Sheshin është në linjë me pritshmëritë.

Mbetet të shihet si do të vijojnë punimet për Sheshin Qendror për të cilin ka premtim se do të finalizohet në vitin 2025.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.