Profesori dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Sabahajdin Cena, është pensionuar.
Me këtë rast, Sabahajdin Cena ka bërë edhe një shkrim emocionues.
Sabahajdin Cena ka qenë edhe pjesë e luftës çlirimtare.
LAMTUMIRË, DITARË E INDEKSA!
13 mars 2018
Sot është 13 marsi, ditë kur jam lindur në
Rahovec, atëherë para 65 vitesh, më 1953.
Por, kjo është edhe ditë kur duhet të nda-
hem dhe t’ua lë lamtumirën ish-nxënësve
të nderur, sot intelektualë të shquar, kole-
gëve të shkollave fillore e të mesme ku
punova gjatë tërë jetës, e ku i mbusha
vitet për pensionim, prandaj në ditën e
sotme, 13 mars të vitit 2018, unë ua lë
lamtumirën të gjithëve, do të pensiono-
hem. Së këndejmi, edhe lamtumira u
shkon edhe studentëve të nderuar ane-
mbanë trojeve etnike, kolegëve të stafe-
ve akademike e administrative dhe stu-
dentëve para të cilëve dola për herë të
parë më 1 tetor të vitit 1991 në ish-Shko-
llën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda”
në Prizren, sot Fakulteti i Edukimit në
Univeristetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, e
pastaj edhe në Gjakovë, në Prishtinë e
në Gjilan.
Po kështu, lamtumira u kalon edhe bashkë-
luftëtarëve të nderuar, sot veteranë e inva-
lidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso-
vës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshëve,
Medvegjë e Bujanovc dhe të Ushtrisë
Kombëtare Shqiptare, familjarëve të dësh-
morëve dhe lexuesve të nderuar të shkri-
meve të para Luftës, gjatë saj dhe pas
luftës.
Po kësht, me anë të kësaj fotogra-
fie, dua t’u tregoj se kështu do të zhvillo-
het kjo pjesë e jetës që më ka mbetur.
Kjo pjesë do të kalohet në “Lugun e Gje-
raqinës” në pjesën veriore të Rahovecit.
Në fund, dëshiroj që fëmijët e Kosovës ta
kenë një fëmijëri më të lumtur se unë dhe
gjenerata ime, të rinjtë ta kenë një rini
më të lumtur se unë dhe gjenerata ime,
që dëshmorët e kombit ta kenë një vend
të merituar në Parajsë, e unë ta kem një
pleqëri të lumtur,
PRA, LAMTUMIRË DITARË, STUDENTË E
INDEKSA!
(Sabahajdin Cena)