Peja pushon Dalin dhe Drilonin ndaj Vllaznisë për ta eliminuar Rahovecin nga Liga Ballkanike

Peja do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë në Ligën Ballkanike sonte nga ora 18:00.

Peja në Shkodër udhëton me mision special – pasi ka pushuar superyjet Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin – në mënyrë që t’ia lehtësojë Vllaznisë për të fituar para shikuesve të vet.

Me këtë fitore, Vllaznia do barazohej me Rahovecin në bilanc dhe do kthente gjasat për plasman tutje, kurse Peja me këtë lëvizje qëllim ka eliminimin e Rahovecit nga Ballkan Liga pasi Peja pret Rahovecin në fillim të marsit ku duke mposhtur Rahovecin do ndihmonte Vllazninë të kualifikohej dhe do të largonte klubin tonë nga gara për trofe, pasi pejanët frikësohen nga klubi Vreshtar.

Se Peja s’ka interes për këtë ndeshje tregon edhe faqja zyrtare që 3 orë para ndeshjes nuk ka postuar asnjë paralajmërim.

Peja si duket sheh rival Rahovecin që nesër luan ndaj Rozhajës pa Darrell Davis dhe Alban Veselin.

Duket se rivaliteti me Pejēn po kalon në nivele tjera e natyrisht se Rahoveci s’do të zbrapset në këtë drejtim ku do të përgjigjet në përballje direkte duke mposhtur Pejën në mes të Karagaqit!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.