Skandaloze – Peja poshtëroi sonte Rahovecin, rruani naftën për të dielën

KB Peja është treguar mosmirënjohëse ndaj KB Rahovecit dhe qytetit tonë, duke mos pranuar kërkesën për të luajtur me përforcimet edhe pas janarit në ndeshjen e mbetur nga gjysma e sezonit të kaluar. Peja kështu shkel të mirën e Rahovecit që pranoi ta shtynte ndeshjen sepse pejanët kishin angazhim vendimtar në Ligën Ballkanike dhe kështu, KB Peja shfrytëzon rastin dhe nuk lejon që përforcimet amerikane të bëra nga janari e tutje të luajnë, duke parë që mungojnë Besnik Sharku dhe Altin Morina, me ç’rast planifikon ta shkatërrojë Rahovecin.

Në këtë situatë, të gjithë qytetarët dhe tifozët duhet të pajtohen sonte me humbjen sepse Rahoveci ka vetëm 7 lojtarë dhe pafytyrësinë e Pejës ta dënojnë të dielën. Të gjithë kurseni të hollat dhe mjetet tuaja, kurseni naftën për të dielën sepse të dielën ky klub që shkeli KB Peja dhe këtë qytet që dëshiron ta poshtërojë do ta qesë jashtë luftës për titull jo më larg se të dielën kur me ekipin ribashkohen në ndeshjen e rregullt Tyler Deihl, Rashan Bellinger dhe sipas të gjitha gjasave edhe superylli rahovecian, Besnik Sharku.

Sonte përhajr fitorja, por të dielën e tregojmë fytyrën e vërtetë. Nuk jemi inferior ndaj askujt. Faleminderit KB Pejës për kthimin e të mirës në këtë mënyrë poshtëruese për tifozët që po shpenzojnë mjete për të shikuar ekipin me përforcime.

#ForTheCity

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.