Final 4 i Ligës Unike do të zhvillohet në Pejë dhe kjo duket se është punë e kryer, pak kohë pasi në këtë qytet u mbajt edhe Final 8 i Superligës së Kosovës.
Kjo shihet si përpjekje e fundit e jashtëzakonshme e klubit pejan për të sjellë trofe këtë edicion në qytetin e tyre, pas investimeve multi milionëshe në ekip në dy vitet e fundit.
KB Peja tashmë zyrtarisht ka aplikuar për Final 4 të Ligës Unike që zhvillohet nga 20 Prilli me duelet gjysmëfinale.
Çka do të thotë kjo për KB Rahovecin?
KB Rahoveci së pari duhet të fokusohet te ndeshjet me Prizrenin 16.
Ndeshja e parë zhvillohet sot (e mërkurë 30 mars) nga ora 19:00 e ku parashikohet një publik i jashtëzakonshëm.
Rahovecit i duhet që të fitojë dhe me epërsi sa më të thellë pasi kosh-dallimi pas dy ndeshjeve ka vlerë.
Arbnor Rifati ende s’ka konfirmuar ku zhvillohet ndeshja kthyese pasi palestra e Prizrenit është në renovim, por pasi që ai dihet se ka respekt për Rahovecin, pritet që edhe ndeshja kthyese të zhvillohet në Rahovec ne një shoë të pa parë basketbollistik.
Ekipi më i mirë pas dy ndeshjeve me epërsi të pikëve, do të shkojë tutje.
Në rast të kualifikimit tutje, Rahoveci do të përballet me nikoqirin e Final 4 në gjysmëfinalen e parë, pra me KB Pejën.
Pra tashmë në Pejë po bëhen përgatitjet e duhura për këtë duel të parë gjysmëfinal pasi që gjasat e mëdha janë që Rahoveci të jetë kundërshtar i Pejës në duelin e parë gjysmëfinal.
Gjithsesi që palestra “Karagaçi” do të jetë përplot dhe pritet ndeshje e madhe basketbollistike, por KB Rahoveci nuk do t’i frikësohej një ndeshje të tillë, sidomos pas dy fitoreve rresht të arritura në tempullin mitik “Mizahir Isma” që dallohet për publik e akustikë të hatashme tifozerike.
Rahoveci me Pejën mund të takohen në gjysmëfinale dhe kjo do të ishte ripërsëristje e përballjeve epike, ku klubi Vreshtar sigurisht se nuk do të frikësohej madje mirëpret një përballje me Pejën pas dy fitoreve rresht në Rahovec.
Rahoveci me Pejën mund të ketë punë edhe në playoff nëse Peja përfundon në vendin e tretë e Rahoveci në vendin e gjashtë, ku përparësinë e terrenit vendas për ndeshjen e tretë dhe finale do ta kishte Peja.
/Rahoveci24/