Peja me mega aktivitet të ri turistik, “balona me ajër” – për të gjithë ata që duan të shijojnë nga ajri peizazhet e këtij qyteti

Në qytetin e Pejës është promovuar sot aktiviteti i “Balonës me ajër”, që është produkt i ri turistik në këtë komunë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë, Lendita Muhaxheri.

640x74

E ishte Maurice Otin, piloti nga Maroku që ka bërë ekspertizën e ajrit dhe cakut për nisjen e balonës me ajër të nxehtë.

 

Sipas zyrtarëve të kësaj komune, bëhet fjalë për një produkt turistik që mëton t’ia rrisë vlerën turizmit Pejës dhe tërë Kosovës.

Të gjithë të interesuarit për një aventurë me balonën me ajër, do të mund të shijojnë nga ajri peizazhet e bukura të qytetit të Pejës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.