KB Peja ka kopjuar KB Rahovecin duke vendosur të realizojë fanella speciale për Final 8.
Se Rahoveci po vë trendet më aktuale të sportit dhe marketingut po tregon edhe fanella e re “Grapeland City Edition” që kanë bërë bujë në mbarë vendin dhe po kopjohen.
Është Peja që ka informuar adhuruesit e saj se për Kupë ka bërë fanella speciale duke kopjuar Rahovecin me fanellat “Wild West Edition”, apo “Perëndimi i Egër”.
Rahoveci mund të ndeshet me Pejën në gjysmëfinale nëse së pari ne mposhtim Trepçën e më pas Peja mund Ponten.