PDK zyrtarizon koalicionin me AAK pas zgjedhjeve, emra të ri do ta shijojnë pushtetin, asgjë për senatorët e partisë

PDK do të marrë vendimin final sot në ora 17:00 për të hyrë në koalicion me Smajl Latifin, ani pse duartshtrëngimi ka ndodhur tash e dy javë mes Edon Canës dhe Smajl Latifit.

Dega e PDK-së në Rahovec planifikon të zyrtarizojë koalicionin me AAK-në pas vitit të ri, pra pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit, në mënyrë që partia “të mos dëmtohet” nga ky koalicion.

osa1

Rahoveci24 mëson se tashmë pakënaqësitë e para po burojnë brenda degës, ku persona të ri do të përfitojnë nga pushteti i Smajl Latifit, e njerëz meritorë të partisë do të mbeten komplet jashtë nga ky koalicion.

Kjo pritet të shkaktojë tërmet në PDK, e cila ka pranuar të bëjë një koalicion vetvrasës në aspektin politik në nivelin local, duke shkuar në prehër të Smajl Latifit, pas një fushate me mjaft pompozitet e fjalë të mëdha, por që si duket, ishin vetëm shoë i bukur për publikun.

Burimet tona mësojnë se PDK ka pranuar të marrë 3 drejtori, përfshirë drejtorinë e Urbanizmit dhe Shëndetësisë, kurse për emrat do të vendoset në bashkëpunim me Smajl Latifin, pa vendimin e të cilit, këta emra nuk mund të vazhdojnë tutje.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.