PDK rritje 30%, Edon Cana faktori kryesor në balotazh

Edon Cana mund të thuhet lirisht se ka qenë sensacioni i këtyre zgjedhjeve, fillimisht për fushatën e jashtëzakonshme, por edhe për numrin e votave.

Edhe pse Cana rivalizoi direkt Smajl Latifin çka i leverdisi të marrë shumë simpati në qytet, ai nuk arriti të mposhtë Ali Dulën i cili mori 2800 vota veç në qytet, aty ku Cana mori gjysmën e këtyre votave, e që mbetet një nga pengjet më të mëdha – pasi VV nuk meritoi një rezultat të tillë kaq masiv.

Performanca në total ishte më e mirë se në vitin 2021 që shënoi një rritje prej 30% të total votave, por jo më shumë, kjo edhe për shkak të performancës aspak të mirë të asamblistëve të cilët ishin më shumë me partinë në pushtet se sa me PDK-në, deri në “shtrëngimin” definitiv të tyre pasi Cana e kuptoi se ata bënë dëm të pariparueshëm të partisë – kjo u pa me mosprezencën në sallë për votimin e buxhetit.

osa1

Cana nuk e ka ndërmend të ndalet – sipas informacioneve të Rahoveci24 ai do të jetë lojtari kyç edhe në balotazh.

Burimet potencojnë se miq të përbashkët të Edon Canës dhe Ali Dulës janë duke bërë përpjekje maksimale për një koalicion duke ditur se ata janë edhe miq mes vete dhe janë të dy tifozë të Liverpoolit.

Ideja e Canës nuk është për një koalicion të bazuar mbi postet, por mbi programin, ku ai do të kushtëzojë implementimin e një pjese të programit të tij për Rahovecin e Ri, si rrugë-daljen e vetme të qytetit nga theqafja.

Pikërisht, qyteti do të jetë terreni ku do të vendoset fituesi i balotazhit pasi është bazeni më i madh i votave e ku Edon Cana do të bëjë të pamundurën që të përkrahet kandidati i VV-së pasi siç e ka thënë edhe vet për portalin ditën kur dolën rezultatet: lufta e tij është vetëm me Smajl Latifin dhe askënd tjetër (pra jo me Albin Kurtin) duke lënë të hapur opsionin për t’i ndihmuar Ali Dulës, mikut të tij të vjetër me shumë miq të përbashkët.

Situata mund të komplikohet megjithatë nëse vjen një telefonatë nga Ramush Haradinaj, një mik i vjetër i Edon Canës nga koha e Strasburgut, ku ish-ambasadori ishte direkt i përfshirë në asistimin e lirimit të liderit të AAK-së.

Ajo që dihet deri tani është që Edon Cana i ka thyer të gjitha parashikimet dhe do të ketë shumëçka për të thënë pavarësisht rezultatit zgjedhor.

Synimi kryesor i tij mbetet rritja e PDK-së dhe opozitarizmi i mirëfilltë deri në rrëzimin definitiv të Smajl Latifit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.